Loading…

Reagon Quni: Nuk gëzohemi për arrestimet e Speciales

  • 01/05/2017 | 18:34

Reagon Quni: Nuk gëzohemi për arrestimet e Speciales
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni i është përgjigjur zyrtarit të AAK’së i cili ka thënë se ky subjekt shpresën për pushtet e bazon në arrestimet që do t’i kryej Gjykata Speciale. Quni ka thënë se LDK nuk i gëzohet e as nuk do të derdh lot për këto arrestime.


Ish komandanti i UÇK’së i është kundërpërgjigjur anëtarit të kryesisë së AAK’së Avni Arifi, pasi ky i fundit lëshoi akuza ndaj LDK’së duke thënë se ky subjekt shpresën e ka në atë se Gjykata Speciale do të ia siguroj pushtetin atyre duke i arrestuar gjysmën e partnerëve aktual posaçërisht ata që siç ka thënë Arifi, po ia mundësojnë qeverisjen.

Quni vlerëson se subjekti i tyre nuk gëzohet por as nuk do të derdh lot nëse individë të caktuar hetohen nga Gjykata Speciale.

Ai tha të hënën për Express se LDK nuk e bazon gjenden e saj mbi supozimet se kush mund te jenë kandidatet potencial për Gjykatën Speciale.

“Prandaj, është jo korrekte të krijohet një opinion i tillë që për tendencë ka humbjen e besueshmërisë në LDK-në, sepse ajo është dëshmuar si subjekt me kulturë te lartë shtetformuese” u shpreh ai.

Duke mos e komentuar shumë nëse vërtetë ky subjekt shpreson që në këtë mënyrë të mbetet ende në Qeveri duke, Quni tha se beson në pastërtinë e luftës së UÇK’së.

“Ne besojmë në pastërtinë e luftës se UÇK -së aq më shume kur edhe LDK-ja me të gjitha kapacitetet e saja ishte në shërbim të luftës çlirimtare”, tha deputeti nga radhët e LDK’së.

Kujtojmë se kohët e fundit përpos akuzave mes pozitës e opozitës, përplasje për kohën se kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje ka pasur edhe brenda koalicionit qeverisës.

Ndonëse kryeministri ishte kategorik se zgjedhjet do të mbaheshin vetëm më 2018, së fundmi ai ka ndryshuar qëndrim duke thënë se nëse nuk kalojnë procese të mëdha siç është Demarkacioni, atëherë duhet shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë