Loading…

Reagon Presidenti Thaçi pasi vëllai i tij rrahu dy persona

  • 24/10/2018 | 18:01

Reagon Presidenti Thaçi pasi vëllai i tij rrahu dy persona

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për herë të parë, pas përfshirjes së vëllaut të tij, Gani Thaçit në një përleshje në mjediset e Byrosë Kosovare të Sigurimeve.


Siç shprehet Presidenti në facebook, asnjëherë nuk do ta toleroj asnjë veprim të kundërligjshëm, e aq më tëpr në një rast si ky.

Thaçi thotë se ‘të qenit familjar i një zyrtari të lartë nuk nënkupton imunitet dhe amnisti për askënd’.

Andaj i ka ftuar organet e rendit që ta trajtojnë rastin në përputhje me ligjin.

Jam njoftuar për përfshirjen e vëllait tim në një përleshje sporadike fizike. Asnjëherë nuk do ta arsyetoj asnjë veprim të kundërligjshëm të askujt, aq më tepër në një rast si ky. Të qenit familjar i një zyrtari të lartë nuk nënkupton imunitet dhe amnisti për askënd. Përkundrazi. Përgjegjësia është individuale. I ftoj organet e rendit që ta trajtojnë rastin në përputhje me ligjin. Vetëm kështu ndërtojmë shtet ligjor, në të cilin të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe drejtësisë ‘, ka thënë Thaçi.

Si raportoi Metro gjatë ditës, viktima të Gani Thaçit dhe shoferit të tij ishin drejtori ekzekutiv i Byros Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli dhe kryetari slloven të Bordit dhe Këshillit Administrativ, Gianni Sokolič, i cili është edhe kryeshef ekzekutiv i kompanisë private të sigurimeve “Illyria”.

Gazeta gjithashtu mësoi ky sulm i vëllait të Thaçit vie pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur sot gjatë një mbledhjeje në Byronë e Sigurimeve rreth orës 11:00.

Ndryshe, Gani Thaçi bashkë me shoferin e tij, janë duke u hetuar si të dyshuar për këtë incident./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë