Loading…

Reagon Presidenti Thaçi pas arrestimit të Haradinajt

  • 04/01/2017 | 21:50

Reagon Presidenti Thaçi pas arrestimit të Haradinajt

Arrestimin e Kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj e ka dënuar edhe Presidenti i Kosovës Hashim, Thaçi.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas arrestimit të Ramush Haradinajt, duke e quajtur të dënueshëm dhe të papranueshëm, vetëm pë shkak të një urdhër-arresti të Serbisë.

”I dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh, është ndalimi i z. Haradinaj në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë”, tha Thaçi.

“Ne pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jemi krenarë që kemi luftuar kundër ligjeve diskriminuese e kriminale të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ndërkaq drejtësinë tonë e vërtetoi edhe bota e lirë dhe demokratike kur ndërmori fushatën e bombardimit të caqeve serbe”, ka shkruajtur presidenti i shtetit.

Sipas tij, institucionet e shtetit të Kosovës po punojnë me tërë mekanizmat që kanë në dispozicion, që sa më parë të korrigjohet ky gabim dhe që Haradinaj të lihet i lirë, siç e meriton.

“Ky është edhe një argument tjetër pse Kosova duhet të jetë pjesë e institucioneve ndërkombëtare, që ato të jenë në gjendje të zbulojnë të vërtetën për Kosovën dhe Serbinë, për drejtësinë”, shkruajti Presidenti Hashim Thaçi./Gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë