Pas sulmit të mbrëmshëm me bombë ndaj objektit të zyrave të Qeverisë në Mitrovicën veriore , ka reaguar ministrja për Dialog Edita Tahiri.
Tahiri ka njoftuar se ka dërguar letër Bashkimit Evropian për të kërkuar siç ka thënë ajo, të ndërhyjë për ndaljen e destruksioneve të Serbisë ndaj Kosovës.
“ Duket se Serbia është duke u tërhequr nga dialogu dhe po i kthehet mendësisë së vjetër, ngase po shkon kundër marrëveshjeve që vet i ka nënshkruar, madje me bomba, mure, arrestime arbitrare kundër qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Tahiri, nëpërmjet një kumtese.
Tahiri ka kërkuar nga BE-ja që të shikojë këtë gjendje me seriozitet dhe të ndërhyjë tek pala serbe që të qëndroj në linjë me frymën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përndryshe, pasojat do të jenë të paparashikueshme.
Sipas Tahirit, pas dërgimit të letrës së saj, BE i është përgjigjur duk e i thënë se është e përqendruar seriozisht në këtë çështje dhe se zhvillimet negative duhet të ndalen. /gazetametro.net