Loading…

Reagon ORCA: E vetmja gjë që ka ndryshuar në arsim është rritja e pagave të arsimtarëve

  • 03/12/2019 | 14:10

Reagon ORCA: E vetmja gjë që ka ndryshuar në arsim është rritja e pagave të arsimtarëve

Është shtyer publikimi i raportit të vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve ‘PISA 2018’, i cili do të publikohej sot nga ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi. Sa i përket Kosovës, ky raport ka rezultuar me përfundime pothuajse të njëjta nga viti 2015, një nivel i ulët i njohurive të nxënësve tanë, shkruan Gazeta Metro.


Siç raportohet, Kosova ka zënë vendin e 76 duke lënë pas vetëm Republikën Domenikane dhe Filipinet, ku nuk vërehet ndonjë ndryshim i madh me suksesin e arritur në vitin 2016, e cila renditej në pozitën e 68’të nga 70 vende.

Një rezultat i tillë është pritur edhe nga njohës të çështjeve të arsimit, të cilët thonë se në Kosovë ka vetëm rritje të pagave të mësimdhënësve, derisa ata vazhdojnë të jenë të dobët në performancë.

‘Mendoj që ky rezultat ka qenë i pritshëm sepse nuk ka ndryshuar asgjë në arsim, e vetmja gjë që ka ndryshuar në arsim është rritja e pagave të arsimtarëve të cilët vazhdojnë të jenë tepër të dobët. Kosova nuk ka ndryshuar vetëm e ka administruar më mirë mbajtjen e testit, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar sa i përket arsimit në Kosovë’, ka thënë Rron Gjinovci nga Organizata për Rritjen e Cilësisë dhe Arsimit për Gazetën Metro.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

I pyetur në lidhje me përmirësimin e arsimit, se kur do të vijë në gjendjen e duhur, Gjinovci është përgjigjur duke thënë se nevojiten plot 10 vite për të arritur te një përmirësim i ndjeshëm.

‘Me reforma shumë radikale nevojiten diku rreth 10 vjet për të arritur në një situatë të përmirësimit që do të ishte i ndjeshëm. Buxheti në arsim nuk është rritur për të zhvilluar arsimin por është rritur për t’i financuar militantët, arsimtarët dhe mësuesit që janë militant të partive politike, të cilët i kanë rrogat më të larta në rajon dhe performancën më të dobët dhe kjo është arsyeja pse është rritur buxheti e jo performancë’, ka shtuar ai.

Në një raportin mbi ndarjet dhe shpenzimet e parasë publike të publikuar nga Instituti GAP, tregohet se buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përgjatë vitit 2015 tregon një ndryshim të madh nga ai i vitit të fundit.

Tabelat e mëposhtme tregojnë dallimin midis vitit 2015 dhe 2019, dallim ky i cili shënon një ngritje të madhe sa i përket shpenzimeve kapitale që dallon për 12.1 milionë, pagat dhe meditjet për 6 milionë, mallrat dhe shërbimet për 10.1 milionë, subvencionet dhe transferet për 3 milionë dhe shpenzimet komunale për 0.3 milion. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë