Loading…

Reagon ndaj arrestimit të Haradinajt

  • 05/01/2017 | 12:59

Reagon ndaj arrestimit të Haradinajt

Deputetja e LDK’së Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me ndalimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj në Francë.


Osmani ka kërkuar që institucionet e Kosovës të kenë qëndrime të qarta edhe për këto çështje.

“Përderisa të vazhdojë dialogu pa asnjë kusht me një shtet që na shkaktoi mbi 13000 të vdekur, rreth 20000 të dhunuara, qindra mijëra shtëpi të djegura e rreth 1600 qytetarë tanë akoma të pagjetur, është absurde të pritet sjellje konstruktive nga Serbia”, ka thënë Osmani.

Sipas saj është pikërisht ky shtet fqinj që  po vazhdon të destabilizojë rajonin me logjikë të të menduarit dhe vepruarit nga shekulli i kaluar.

“Është momenti i fundit që qasja jonë në dialog të ndryshojë dhe mos të keqpërdoret vullneti i mire dhe konstruktiviteti i Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë