Loading…

Reagon MPJ e Kosovës për situatën në Maqedoni

  • 27/04/2017 | 22:05

Reagon MPJ e Kosovës për situatën në Maqedoni

Pas zhvillimeve të tensionuara në Kuvendin e Maqedonisë, me një deklaratë ka dal edhe Ministria e Punëve të Jashtme.  Në një kumtesë dërguar medieve, MPJ thuhet se po përcjell me shqetësim këtë situatën.


MPJ ka thënë se “konsideron se sjelljet e këtilla të dhunës dhe përplasjet kundër përfaqësuesve të zgjedhur në Maqedoni janë të papranueshme dhe aspak nuk i shërbejnë demokracisë, paqes dhe stabilitetit në shtetin fqinj të Maqedonisë”.

“Në frymën e apelit të vendeve të BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni, ne besojmë se të gjithë aktorët politikë do të tregojnë vullnet për të dialoguar për interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe jo retorikë që përshkallëzon situatën e tensionuar”, ka thënë MPJ.

“Dhuna nuk ndihmon kurrsesi në zgjidhjen e situatës së krijuar dhe qytetarët e Maqedonisë presin daljen sa më parë nga kriza dhe vazhdimin e procesit të funksionalizimit të institucioneve në rrugë demokratike”, thuhet në komunikatën e MPJ’së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë