Loading…

Reagon motra e Ganimete Musliut: Ja cila është përgjigja e saj për Fisnik Ismailin

  • 13/07/2017 | 21:08

Reagon motra e Ganimete Musliut: Ja cila është përgjigja e saj për Fisnik Ismailin

Fatmire Musliu, motra e deputetes së PDK-së, ka reaguar pas fyerjeve që Fisnik Ismaili i ka bërë Ganimete Musliut.

Duke e përdorur një fjalor të rëndë Ismaili ka bërë një postim kundër Musliut. E gjithë kjo ndodhi pasi Ganimete Mulsiu  një ditë më herët ka folur për të kaluarën e babait të deputetit të LVV-së, i cili sic ka thënë Musliu, ka qenë bashkëpunëtor i Millosheviqit.

Pas këtij debati, ka reaguar motra e Ganimete Musliut. Përgjigja që ajo ka pasur për Ismailin ështeë falenderimi për prindërit që i edukuan që ta duan atdheun.

Musliu ka thënë se ndjehet krenare për dy prindërit e ndjerë që u dhanë edukatë, traditë guxim dhe atdhedashuri.

Gjithmonë ballëlarta! Krenare me prindërit, që na skalitën me edukatë, traditë, guxim e atdhedashuri të pakompromis”, ka shkruar Fatmire Musliu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë