Loading…

Reagon LDK: Sondazhi që e nxjerrë PDK’në të parën i porositur

  • 26/05/2017 | 10:46

Reagon LDK: Sondazhi që e nxjerrë PDK’në të parën i porositur

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj një sondazhi të publikuar dje në media, e i cili e nxirrte koalicionin PDK-AAK-NISMA si fitues bindës të zgjedhjeve të 11 qershorit.


Në këtë reagim thuhet se “Indeksonline”, një prej portaleve të Prishtinës, e dëshmuar për anshmëri politike, ka publikuar një, gjoja sondazh, të cilin vet e ka pranuar se është i porositur, por nuk ka treguar as prej cilës kompani është realizuar, cila metodologji është përdorur dhe as me sa respondentë është realizuar.

“Publikuesi i gjoja sondazhit, s’ka dhënë asnjë shpjegim tjetër, të domosdoshëm, të paktën për ta shfaqur si të besueshëm. Në karremin e rezultateve të këtij sondazhi të porositur, të cilat nuk i besojnë as ata që e kanë porositur, nuk kanë rënë mediat serioze të Kosovës. Por, “ka rënë” Radio Televizioni i Kosovës (RTK)”.

“Duke shkelur çdo standard profesional dhe Ligjin për Transmetuesin Publik, RTK, në lajmet qendrore transmetoi me shumë pompozitet rezultatet e këtij sondazhi. Në kushte normale, për këtë shkelje profesionale dhe ligjore, edhe ndaj “Indeksonline” si “porositës”, por edhe RTK si “transmetues” i këtij “sondazhi” do të duhej të kërkohej dhe të jepej llogari. Por, ne në Kosovë nuk jemi në kushte normale. Të paktën jo deri më 11 qershor, kur do të flasë sovrani”, thuhet në reagim.

Tujte, LDK thotë se, pa u shqetësuar, për hir të sqarimit të anëtarësisë e përkrahësve të saj dhe opinionit publik, thekson se praktikat tashmë të njohura të publikimit të sondazheve të porositura, jo vetëm që janë demaskuar, por kanë prodhuar efekte të kundërta.

“Sondazhet e porositura nuk mund ta ndryshojnë vullnetin e sovranit më 11 qershor, kur institucionet e pavarura të Kosovës, përfshirë këtu edhe RTK-në, do të ç’kapen”, thuhet në fund të reagimit. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë