Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sot mbajti një takim me partitë opozitare; PSD’në dhe Alternativën.
Veseli e vlerësoi si të frytshëm diskutimin me përfaqësues të këtyre dy partive opozitare dhe tha se është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së një konsensusi për dialogun me Serbinë, shkruan gazetametro.net
Në këtë takim nuk mori pjesë Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Pak kohë pas takimit të Veselit me partitë opozitare të lartpërmendura, ka reaguar LDK. Shefi i
Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, nëpërmjet një shkrimi, ka thënë se rezoluta e propozuar nga koalicioni qeverisës duhet të largohet dhe të mos votohet.
Hoti ripërsëriti qëndrimin e LDK’së për zgjedhjet, dhe tha se vetëm zgjedhjet mund t’i bëjnë mirë vendit.
“Ata që sot po përpiqen të kontrabandojnë veten në këtë dialog, kanë qenë penguesit kryesor të përpjekjes tonë për ta mbrojtur shtetin. Të tillët kanë dëshmuar tash e sa kohë se kurdo që ju nevojitet, e vejnë në pikëpyetje shtetësinë, pozitën ndërkombëtare dhe territorin e vendit.
E kanë filluar më 22 dhjetor të vitit të kaluar, e po vazhdojnë sot e gjithë ditën. Të tillëve, jo që nuk duhet votuar rezolutën, por një orë e para duhet larguar nga pushteti. Vetëm zgjedhjet i japin frymë demokracisë dhe institucioneve në vend. Çdo vonesë e bënë edhe më të paqartë të ardhmen tonë”, ka thënë Hoti. /gazetametro.net