Loading…

Reagon KEDS: Nuk kemi fituar asnjë euro

  • 29/11/2016 | 21:53

Reagon KEDS: Nuk kemi fituar asnjë euro

Dy ditë pasi u publikua një raport nga “Zona Express” për fitimet e KEDS-it në tri vitet e fundit, që dolën të jenë 86 milionë euro, ka reaguar kompania turke e cila ka privatizuar distribucionin e KEK-ut, në vitin 2013.

Sipas një komunikate, dokumentari paraqet të dhëna jo korrekte, duke u nisur nga çmimi i blerjes së distribucionit për 26.3 milionë euro dhe deri tek fitimi i tri viteve, që sipas raporteve del të jetë afro 100 milionë euro, bashkë me të hyrat e vitit 2016.

Por KEDS-i thotë se ata e kanë blerë distribucionin për 326.3 milionë euro, duke llogarituar shumën prej 300 milionëve sa edhe detyrohet të investojë brenda 15 viteve.

“E dyta, KEDS dhe KESCO që nga mesi i vitit 2013 (kur kanë filluar të operojnë) e deri më sot, nuk kanë shpërndarë asnjë cent si dividendë për aksionarët, ose më qartë – nuk kanë ndarë asnjë euro fitim për vete”, thuhet në reagimin e KEDS.

Sipas tyre, “ajo që në disa raste cilësohet si profit, në fakt janë fonde të cilat përdoren për operimin e gjithëmbarshëm në Kosovë, i mbështetur në numra konkretë shpenzimesh”.

Që nga viti 2013 e deri më sot, KEDS dhe KESCO, pas pagesave që u janë bërë KEK-ut, KOSTT-it dhe kostove operative të kompanisë si dhe tatimit të të hyrave të korporatave, ka gjeneruar para të gatshme prej rreth 73 milionë eurosh.

Këto janë shpenzimet totale nga kjo shumë:

56 milionë janë shfrytëzuar për investime në rrjet.

10.5 milionë janë paguar kreditë.

5.1 milionë janë paguar tatimet ndaj institucioneve të Kosovës.

Që rezulton në një shumë prej më pak se 6.5 milionë eurosh që shfrytëzohen si kapital operativ për kompaninë, siç është pagesa e faturave dhe obligimeve të tjera financiare të domosdoshme për operimin e një kompanie të një niveli siç është KEDS.

Gjithashtu, KEDS duke potencuar faktin se është kompani private ka sqaruar se “KEDS dhe KESCO kanë kufizim të të hyrave maksimale të lejueshme, që në rast se këto të hyra janë më të larta gjatë një viti, ZRrE-ja i zbret ato në vitin vijues, së bashku me interesin e akumuluar./Insajderi.com

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë