Loading…

Reagon Hoti: Ligji është obligativ edhe për Agron Mustafën

  • 25/05/2017 | 13:03

Reagon Hoti: Ligji është obligativ edhe për Agron Mustafën

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafës.


Mustafa kishte thënë se Hoti, gjatë kohës sa ishte ministër i Financave, i kishte kërkuar Telekomit paligjshëm fitimin në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me Ligjin mbi Shoqëritë Tregtare.

Për këtë, Hoti thotë se “në vitin 2016 dhe 2017, Telekomi nuk ka paguar asnjë cent në arkën e shtetit, ndërsa në vitin 2015 ka paguar pjesërisht”.

“Ligji për Buxhetin e Kosovës, i miratuar në Kuvend, ka paraparë shumën e caktuar të devidentës që duhet të paguajë Telekomi i Kosovës”, ka shkruar Hoti në rrjetet sociale, transmeton gazetametro.net

Hoti shtoi se “ligjet e Kuvendit janë obligative për të gjithë pa dallim, duke përfshirë edhe Agron Mustafën”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë