Loading…

Reagon Hekuran Murati pasi iu publikuan shkrimet për veteranët e UÇK’së

  • 01/07/2022 | 17:21

Reagon Hekuran Murati pasi iu publikuan shkrimet për veteranët e UÇK’së

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka kërkuar falje ndaj luftëtarëve të UÇK-së për gjuhën e përdorur karshi veteranëve.


Ai thotë se ka shkruar nga mllefi për “fryrje të listave” të veteranëve për përfitime financiare. Për gjuhën në ato postime, ministri ka kërkuar falje.

“I përulem sakrificës së secilit dëshmor e kontributit të secilit ushtar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky është qëndrimi im. Shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive.

Ju siguroj se ato shkrime nuk kanë pasur synim ofendimin ndaj ushtarëve dhe dëshmorëve. E pranoj që gjuha e përdorur atëherë ka qenë e gabuar, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre”, ka shkruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë