Loading…

Reagon edhe Bahtiri: Fjali i Vucicit në Veri sikurse i Milloshevicit në vitin 1989

  • 09/09/2018 | 17:07

Reagon edhe Bahtiri: Fjali i Vucicit në Veri sikurse i Milloshevicit në vitin 1989

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka thënë se fjalimi i presidentit serb, Aleksandar Vucic në Mitrovicën e Veriut ka qenë më i keq dhe më luftënxitës se ai i mbajtur nga Sllobodan Milloshevici në vitin 1989 në Gazimestan.


“Fjalimi i sotëm i presidentit serb në pjesën veriore të Mitrovicës dhe ai i djeshmi te liqeni i Ujmanit, ishin mesazhe të papranueshme dhe luftënxitëse. Nëse e marrim për bazë kontekstin kohor, ky fjalim mund të cilësohet edhe më i keq dhe luftënxitës, se sa ai i mbajtur nga Sllobodan Millosheviqi në vitin 1989 në Gazimestan”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Bahtiri ka thënë se për provokimet e Vucicit dhe tensionet e krijuara në Drenicë, fajtore janë institucionet e Kosovës.

“Mirëpo, për krejt këto tensione që i shkaktoi Vuçiqi me provokime në veri dhe veçanërisht me vizitën provokuese të paralajmëruar në Drenicë, ai nuk është fajtori kryesor, por janë institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Më poshtë mund ta lexoni fjalimin e plotë të kryetarit të Mitrovicës, Agmi Bahtiri:

Fjalimi i sotëm i presidentit serb në pjesën veriore të Mitrovicës dhe ai i djeshmi te liqeni i Ujmanit, ishin mesazhe të papranueshme dhe luftënxitëse. Nëse e marrim për bazë kontekstin kohor, ky fjalim mund të cilësohet edhe më i keq dhe luftënxitës, se sa ai i mbajtur nga Sllobodan Millosheviqi në vitin 1989 në Gazimestan.

Mirëpo, për krejt këto tensione që i shkaktoi Vuçiqi me provokime në veri dhe veçanërisht me vizitën provokuese të paralajmëruar në Drenicë, ai nuk është fajtori kryesor, por janë institucionet e Republikës së Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po pretendon se Vuçiqi është paqësor dhe me të mund ta zgjidh në mënyrë paqësore problemi e Kosovës me Serbinë, po kjo vizitë dhe fjalimet e tij e dëshmojnë të kundërtën, atë se Vuçiqi nuk e dëshiron paqen, por tensionet.

Në një shtet ku funksionon rendi kushtetues, vizita Vuçiqit ishte dashur t’i ndërprehet dje për shkak të tensioneve të planifikuara që ai i ka shkaktuar në Kosovë, veçanërisht pas vizitave te resurset më të mëdha të Kosovës, të cilat ai tha se dëshiron t’i vendos në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

Institucionet e Kosovës nuk duhet t’u lëshojnë leje për vizita politikanëve serb, nëse nuk ka garanci se do të respektohet rendi ligjor dhe paqja në Kosovë.

Kjo ishte e tepërt, Kosova dhe veçanërisht Mitrovica nuk mund të duroj më.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë