Loading…

Reagon Drejtori Artistik i Teatrit Kombëtar rreth konfliktit me aktorin Veton Osmani

  • 24/05/2017 | 16:19

Reagon Drejtori Artistik i Teatrit Kombëtar rreth konfliktit me aktorin Veton Osmani

Në reagimin për media të Shoqatëa Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës  thuhet se Veton Osmani është sulmuar nga udhëheqësi artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës  Agon Myftari në bashkëveprim me disa persona të tjerë, pjesë e këtij institucioni.


Mirëpo sot Osmani e ka mohuar këtë gjë, të cilën e ka kundërshtuar edhe vetë Agon Myftari, Drejtori Artistik i Teatrit Kombëtar.

Ja reagimi i tij i plotë:

Sqarim

Sot, në disa media te ne është plasuar një informatë jo e plotë dhe tendencioze në lidhje me një ‘konflikt’ të vogël dhe krejt të papërfillshëm që ka ndodhur dje në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ngjarja e pakëndshme ka ndodhur në byfenë e teatrit, mese dy aktorëve, njëri prej të cilëve ka qenë i dehur, ndërsa që ‘përfshirja’ ime ka qenë në rolin e ‘pajtuesit’. Por edhe pse incident krejt i vockël, mua natyrisht më vie keq që ka ndodhur.
Por mua më habitë fakti se si disa prej mediave, për ngjarjen e djeshme, iu kan referuar një të ashtuquajture “Shoqatë Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës”, që në fakt është një prodhim fantom i vetëm dy aktorëve parazitë të TKK-së (njëri i punësuar ilegalisht para disa vitesh), që, ngaqë janë aktorë të dobët dhe nuk i do askush në skenë, përpiqen të kenë vëmendje mediale duke prodhuar broçkulla. Kjo far e ashtuquajture SHSTKK është vecse një paçavurë koti, prodhim i dy mendjeve të turbulluara, që aksidentalisht paguhen si aktorë në TKK.

Agon Myftari, Drejtor Artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës. /gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë