Loading…

Reagon Dardan Gashi ndaj Avdullah Hotit: Dullë, mos u bë nervoz

  • 10/09/2017 | 17:11

Reagon Dardan Gashi ndaj Avdullah Hotit: Dullë, mos u bë nervoz

Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, sot i kërkoi sqarime kryeministrit Ramush Haradinaj për emërimin e ministrit Dardan Gashi. Ai e ka pyetur kryeministrit se ‘çka bën Dardan Gashi në qeveri’.


Avdullah Hoti reagoi pasi, siç u tha edhe nga të tjerë, Dardan Gashi as nuk ishte future në garë në zgjedhje dhe arriti të marr dy poste me rëndësi, shkruan gazetametro.net.

Por, pas kësaj, reagimi ka ardhur edhe nga ministri Gashi, i cili i ka thënë Hotit që ‘të mos merr turr’.

“Dulle, mos u bo nervoz. Mos e merr me turr se rrxohesh”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, Dardan Gashi u emërua dje në krye të Ministrisë së Diasporës dhe iu dha posti i zv.kryeministrit, dhe të cilat poste thuhet të jenë siguruar pasi Gashi i ka kryer mjaft punë Haradinajt në ndërmjetësim./gazetametro.net  

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë