Loading…

Reagojnë Hoxhaj dhe Çitaku lidhur me sulmin në Manchester

  • 23/05/2017 | 09:39

Reagojnë Hoxhaj dhe Çitaku lidhur me sulmin në Manchester

Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Manchester.


Në një postim në Twitter, Hoxhaj ka shprehur pikëllimin e thellë për ngjarjen tragjike. Ai ka thënë se mendimet e popullit të Kosovës janë me popullin britanik dhe familjet e viktimave.

“Thellësisht i pikëlluar nga ngjarjet tragjike në Manchester. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar ministri në largim.

Ndërsa, lidhur me sulmin në Manchester ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

“E pikëlluar më shumë se sa fjalët mund ta thonë. Manchester, je i mrekullueshëm dhe dashuria, muzika dhe paqja duhet të mbizotërojnë”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook.

Sulmi i mbrëmshëm në Manchester ka lënë 22 të vdekur e mbi 50 të lënduar./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë