Reagimi i parë nga Kosova për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, ka ardhë nga ministria e Punëve të Jashtme.
Këtë akt e ka dënuar vetë ministri Enver Hoxhaj, i cili ka ngushëlluar familjen e ambasadorit dhe qeverinë ruse për këtë ngjarje siç e ka përshkruar ai, të rëndë.
“Fuqishëm dënojë sulmin mbi ambasadorin rus në Turqi. Ngushëllime familjes së ambasadorit dhe qeverisë ruse nga populli i Kosovës”, është shkrimi që ka lënë në rrjetin social Twitter Enver Hoxhaj./gazetametro.net