Mediat serbe kanë raportuar për lirimin me kusht të liderit të AAK’së, Ramush Haradinajt, duke nxjerrë tituj, që tregojnë mospajtim me vendimin e gjykatës franceze, transmeton gazetametro.net.
Kurir raporton për vendimin me titull, “Lirohet krimineli Haradinaj”.
Me titull të ngjashëm raporton edhe Telegraf.rs, duke shkruar, “Krimineli në liri: Gjykata franceze urdhëron lirimin e Haradinajt”.
Gjykata franceze sot vendosi që Haradinaj të lirohet me kusht, që të mos e lëshojë territorin francez, dhe të paraqitet në polici dy herë në javë, derisa gjykata të marrë vendimin rreth kërkesës së Serbisë për ekstradim të mundshëm atje. /gazetametro.net