Loading…

Reagimi i LDK’së për fyerjet e Nasim Haradinajt ndaj Delawies

  • 18/01/2018 | 19:21

Reagimi i LDK’së për fyerjet e Nasim Haradinajt ndaj Delawies

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj fyerjes që Nasim Haradinaj i ka bërë ambasadorit Delawie duke e quajtur palaço. Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se kjo është e papranueshme dhe se duhet të ruhet miqësia me SHBA-në.


“Deklaratat e kohëve të fundit,si ajo për gjoja perkrahjen e disa Deputetëve( të LDK-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale) është vazhdim i shpifjeve dhe të pavërtetave.

E kulmi i turpit është fyerja e sotme që i bëhet Ambasadorit Amerikan Delawie. Fyerja ndaj tij është fyerje ndaj Shtetit dhe qytetarëve Amerikan.

Kjo është e papranueshme për LDK-në dhe anëtarësinë tonë,ne distancohemi fuqishëm. Kjo është e turpshme,e papranueshme për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës.

Miqësia me popullin dhe shtetin Amerikan do të jetë e përhershme,i pëlqeu apo jo individëve të papërgjegjshëm” thuhet në reagim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë