Shefi i qeverisë, Ramush Haradinaj mohon që po “çortohet” nga miqtë ndërkombëtarë përmes vonesave në dhënien e vizave.
Ai tashmë mori atë britanike dhe është në pritje të vizës amerikane.
Një situatë e tillë erdhi pikërisht kur Haradinaj u dorëzua para inicativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
“Nuk është kjo një qasje ndaj Kosovës. Pyetni Amerikën a ma japin vizën a jo dhe çka mendojnë për mua. Asnjë vërejtje nuk ka pas në këtë drejtim”, ka thënë ai.
Haradinaj pranon se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara nuk janë të mira dhe kjo për shumë çështje.
“S’janë të mira, ata na kanë kritiku në vazhdimësi për mungesë të luftës ndaj korrupsionit, për qeverisje më të mirë, kanë të drejtë në plotë kritika të tyre”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri tha se është në dijeni në një fushate të shtetit amerikan dhe BE-së ndaj medieve për përkrahje karshi tërheqjes së iniciativës për Gjykatën Speciale.
“Jam në rregull me këtë, është diçka e hapur. Në raste të caktuara, këta tonët, ekziston një shprehje që thotë t’u desht me të puth, të kafshon. E kanë tepru me këtë kampanjën e tyre”, përfundoi Haradinaj.