Loading…

Reagimi i çuditshëm i Labit: Nuk e njoh Arbanën, e di që është shqiptare

  • 13/05/2017 | 12:35

Reagimi i çuditshëm i Labit: Nuk e njoh Arbanën, e di që është shqiptare

Për sulmin fizik ndaj Arbana Xharrës, ka reaguar edhe këngëtari Labinot Tahiri, i përfshirë së fundi në politikë, në AKR.


Ai thotë se nuk e njeh Arbanën, veç e din që është shqiptare, nënë dhe motër e dikujt.

Më poshtë reagimi i plotë i Labinot Tahirit:

Shkrim për Arbana Xharren, edhe për sigurinë e çdo gazetari! Nuk e njoh personalisht Arbanen, por e di që është Shqiptare.

A e dini qe keni rrahur një nënë, vajzë, apo motren e juaj?!

A e merrni me mend reagimin e familjës kur e ka marrë vesh…?

A jane keto vajza shqiptare ato te cilave donte Serbi t’ua mirrte dinjitetin vetem se kishim nje etni shqiptare?

Sot ne i perçmojme e i maltretojmë!

Ketu duhet sistem DIKTATURE, për të mos guxuar kurre me e prek nje vajze apo grua. nuk është synimi im të shkoj aq larg por këto veprime nuk i meriton nje nane shqiptare, e as nje tjetër.

Për rastet e përdhunimit, e te turpshme që u behen vajzave tona, do e kisha instaluar DIKTATUREN, se pak njerez e meritojne DEMOKRACIN ne kete vend, qoft edhe Labinot Tahiri.

Unë ju sygjeroj, se vetem te Policia jonë e Kosoves duhet besuar.

Sa i perket individëve e politikës që garantojnë siguri,veç genjehemi dhe genjejmë vetën, se asnjeherë nuk kemi pasur ne këtë vend siguri. Ne nuk jemi për shtet, ne jemi me e shkatrru shqiptari-shqiptarin.

Ketu ta rrasin Haraq, kush do qe mundet!

Ketu te qesin Fajde, kush do qe mundet!

Këtu ta dhunojne vajzen, kush do qe mundet!

Ketu veq qe mundet edhe ta ndalojne rrugen, pra ketu duhet Diktatur, e jo Demokraci.

Ketu Politika ka instaluar siguri vetem ne baza partiake, por ne baza shtetrore as pak!

Pra kujdes!

Kujdes, vajza ime, e juaja, dhe vajzave tona shqiptare kujdes Rini!

Arbana me vjen keq shume. Nuk i gezohem gjendjes suaj te cilen e ke perjetuar, prandaj foton e mengjesit me ate pamje nuk e postova po deshta ketu ku dukesh e bukur dhe e guximshme.

Labinot Tahiri, Ferizaj ,Kosove e Shqipërisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë