Loading…

Reagim qesharak nga Spitali i Gjakovës: E pranojnë se doktoresha ishte duke luajtur ludo, fajësojnë pacientin

  • 14/03/2019 | 16:49

Reagim qesharak nga Spitali i Gjakovës: E pranojnë se doktoresha ishte duke luajtur ludo, fajësojnë pacientin

Gjatë ditës së djeshme u publikua një foto ku shihej doktoresha e QKMF-së në Gjakovë, duke luajtur “Ludo” në orarin e punës. Derisa kjo Qendër po i mbron veprimet e saj, e po e fajëson pacientin që e fotografoi, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi, QKMF ka reaguar duke i quajtur veprimet e pacientit skandaloze dhe naïve. Madje përveç fajësimit të pacientit, ata po thonë se atij i është dhënë shërbim efikas nga ana e stafit.

“Është shumë skandaloze skajshmërisht naive dhe tej banale veprimi i pacientit të rastit duke e keqpërdorë në mënyre flagrante shërbimin efikas nga ana e stafit mjekësor respektivisht ndërrimit të paradites. Ndjehemi të fyer se pari si QKMF dhe se dyti si staf mjekësor për shkak të këtij veprimi të pacientit. Akoma me shumë për botimin e fotografisë së pacientit nga ana e gazetarëve elektronik. Gazetaret ne mos paqin diçka me të mençur për të botuar janë të lirë që të vijnë kurdo për të parë nga afër shërbimet qe i ofron stafi mjekësor në të gjitha sektorët”, thuhet në reagimin e tyre.

Në këtë reagim thuhet se loja ‘Ludo’ ka qenë e rastit dhe se pacientit i është ofruar shërbimi ashtu sic duhet.

“Ne konstatojmë qe pacientit i është ofruar shërbimi siç i ofrohet çdo pacienti duke mos lënë anash në asnjë moment ku vet fotoja tregon se si është duke u protokolluar në ndërkohë që anën tjetër vërehet qartë duke u përgatitur terapinë për shërbim. Loja ludo ka qenë e rastit dhe nuk e arsyetojmë veprimin e punëtores shëndetësore ,por konsiderojmë qe kjo punëtore është e vyer dhe në asnjë rrethanë nuk e vejmë në dyshim profesionalizmin e saj qe e karakterizon me punën e saj shumë vjeçare”, përfundon reagimi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë