Loading…

Reagim nga Gazeta Metro për kurdisjen U21, Agim Ademin dhe FFK’në: Të kotë e keni fshehjen prapa Fadil Vokrrit të ndjerë

  • 27/02/2022 | 17:57

Reagim nga Gazeta Metro për kurdisjen U21, Agim Ademin dhe FFK’në: Të kotë e keni fshehjen prapa Fadil Vokrrit të ndjerë

Në reagimin e Federatës së Futbollit të Kosovës kemi pasur pritje se po i gjejmë përgjigjet rreth shkrimit të skandalit për kurdisje. Por morëm të kundërtën, kritika se kinse e paskemi bërë për klikime interneti, edhe pse prokuroria e shtetit ka filluar hetime, shkruan Gazeta Metro.


Gjithashtu, i kemi siguruar se edhe materialet do ti deponojmë në Prokurori, por nuk po i publikojmë për t’i mbrojtur dëshmitarët dhe burimet tona. Publikimet do ti bëjmë vetëm pasi që të merren në pyetje akterët nga hetuesia e shtetit.

Për aranzhimin e kurdisjes se Kombëtares U21 në Antalya të Turqisë i kemi disa pyetje për ata që e shkruan reagimin e FFK-së sot, për çka pritëm edhe përgjigje, por nuk e morëm.

1. Pse nuk treguat në saunën e cilit hotel ishin Agim Ademi, Naser Prapashtica e Albert Bunjaku kur u diskutua aranzhimi i kurdisjes së lojës se kombëtares U-21?

2. Pse nuk treguat se me kënd ishte në lidhje telefonike Naser Prapashtica në zhveshtorën e kombëtares U-21 kur kërkoi nga lojtarët që ta lëshojnë lojën?

3. Pse nuk treguat, përse FFK e paguan mijëra euro Rafet Prekazin, Erdogan Celinën pasi i largoi nga kombëtarja dhe kontratat i kishin të skaduara?

4. Pse nuk treguat kur u larguan Rafet Prekazi e Erdogan Celina nga U-21, përse nuk u largua edhe Naser Prapashtica?

5. Pse nuk tregua se a është duke i ofruar Agim Ademi rikthim të Rafet Prekazit e Erdogan Celines në kombëtare U21 pas publikimit të lajmit nga Gazeta Metro, për aranzhimin e kurdisjes në Turqi nga frika se ata do të tregojnë të vërtetën në Prokurori?  Urime që i paskeni rikthyer në punë, përsëri…

6. Pse nuk lejohen të prononcohen ata që ndaluan lëshimin e lojës se kombëtares U21 në  Antalya, aranzhimin e të cilës e kishin bërë Agim Ademi e Naser Prapashtica?

Pra, tashmë merret hetuesia dhe do t’i deponojmë të gjitha materialet, intervistat dhe audio incizimet, sepse po gënjeni. Kështu ju kemi regjistruar. Pra, imazhin e Kombëtares dhe të FFK’së po e dëmton udhëheqja e saj, me trukime e kurdisje, që Kryetarin Agim Ademi e ka me disa aktakuza për disa vepra penale.

Prandaj, imazhin e FFK’së nuk e lëndojnë disa media, apo shumica e tyre që raportojnë dhe nxisin hetime për kurdisje e për skandale në FFK. Imazhin e keni lënduar ju, por për këto perceptime le të flasin të tjerët. Kemi raportuar edhe për ata që krijojnë konflikt e rrahen me doktorët e kombëtares. Ata qe krijojnë konflikte me gjyqtarë.

Ata që kanë pasur konflikt me sekretarin Eroll Salihu. Ata që keqpërdorën mjete financiare të FFK’së dhe me para të futbollit kosovar shkojnë ne pushime. Imazhi i FFK’së është kështu. E sidomos kur nuk respektohen as ligjet as rregulloret dhe as statuti i FFK’së.

Prokuroria e Kosovës ka filluar hetimet për aranzhimin e kurdisjes se lojës se kombëtares U21 të Kosovës bazuar në fakte, Agim Ademi e Naser Prapashtica do ta kenë mundësinë që fjalën e tyre ta thonë para gjykatës. Kjo është çështja. Pra, me këso performance mos tentoni të fshiheni pas legjendës, Fadil Vokrrit tashmë të ndjerë, sepse kësaj radhe nuk ju shpëton nga përgjegjësia as emri i madh i Fadili Vokrrit.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e Federatës së Futbollit të Kosovës(FFK), ndaj Gazetës Metro.

Reagim i FFK-së

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë