Në Maqedoni këtë të diele do të mbahet referendumi, ku qytetarët e këtij vendi do të mund të votojnë pro ose kundër ndryshimit të emrit të shtetit dhe marrëveshjes me Greqinë.
Para këtij referendumi, në Maqedoni do të qëndrojë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, me qëllim nxitjen e shqiptarëve që të marrin pjesë sa më masivisht dhe të votojnë pro, por sipas analistëve shqiptarë, kjo vizitë pritet të ketë efekt të kundërt.
Opinionisti shqiptar nga Maqedoni, Arben Ratkoceri, botues i gazetës ‘Koha’ atje, thotë se vizita e Ramës në Maqedoni do të krijojë mundësi të mirë për kundërshtarët e referendumit, që përmes rrjeteve sociale dhe formave të ndryshme, që të nxisin bojkot.
“Vizita e kryeministrit Edi Rama në Maqedoni pak ditë para referendumit mund të ndikojë në nxitjen e qytetarëve që ta bojkotojnë atë proces. Sipas opinionistit Arben Ratkoceri, Rama po mendon vetëm si të duket mirë para Brukselit dhe Tiranës ndërsa çështja e Maqedonisë është në plan të dytë”, ka thënë Ratkoceri në Rubikon të KTV’së. /gazetametro.net