Publicisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Arben Ratkoceri ka reaguar pas njoftimit se MPJD e qeverisë kosovare të paguajë qiratë e tre qendrave në Turqi ku duke theksuar se tani do të mbeten vetëm alternativa islamiste, shkruan Gazeta Metro.
Ratkoceri në llogarinë e tij ka komentuar raportet e mbylljes së qendrës kulturore nga qeveria e Kosovës në Turqi duke theksuar se kjo ishte planifikuar me kohë.
“Qeveria e Kosovës paska vendosur që ti mbyll Qendrat kulturore shqiptare në diasporë. Kësaj i ka paraprirë një vendim i mëhershëm i Qeverisë “Kurti 1” për largimin nga puna të të punësuarëve në këto qendra.”
Ai më tej ka shtjelluar se kjo hapësirë e lënë mangët nga qendrat kulturore shqiptare do të plotësohet nga diçka tjetër.
“Tani, të vetmet qendra institucionale në diasporë që funksionojnë edhe atë “full time” janë qendrat islamike shqiptare ku krahas lutjeve, merren edhe me organizimin e tribunave ku ligjërojnë teologë shqiptar dhe nga shtetet e lindjes !”./gazetametro.net