Gazetari Arben Ratkoceri e ka krahasaur ndërtimin e Urës në Lugun e Drinit si pjesë e infrastrukturës së rrugës Saradran-Ruhot, me kohën kur në Kosovë ndërtoheshin autostrada rreth shtatë kilometra të gjata, transmeton Gazeta Metro.
Sot u inaugurua kjo urë ku të pranishëm ishin kryeministri, Albin Kurti, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetari i Istogut, Ilir Ferati.
Siç thotë Ratkoceri në një postim në Facebook sot pothuajse të gjithë qeveritarët kishin dalë për të prerë shiritin e një ure me gjatësi prej shtatë metrave.
”Dikur në Kosovë inaguroheshin ura në autostrada me rreth 7 km gjatësi ndêrsa sot dikund në Pejë e gjithë qeveria ka prerë shiritin e një ure mbi një prockë me gjatësi prej 7 metrave,” ka shkruar ai.
Rreth kësaj ure ka reaguar ashpër edhe deputeti i AAK’së, Bekë Berisha, të cilit më vonë i reagoi edhe i pari i Istogut. /gazetametro.net