Loading…

Rastin e formularit të rrejshëm KQZ e ka dërguar në Polici

  • 12/05/2017 | 21:42

Rastin e formularit të rrejshëm KQZ e ka dërguar në Polici

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se instituticioni të cilin ajo e drejton ka lajmëruar organet e rendit për publikimin e një formulari të rrejshëm për regjistrimin e votuesve nga mërgata.


Daka ka thënë se është provuar që të dhënat personale të qytetarëve të Kosovës të vidhen përmes një formulari që pretendohet se i takon KQZ’së, e ku këto të dhëna do të mund të përdorshin me qëllimin për të bërë mashtrim.

Formulari i cili është i licencuar nga KQZ, sipas kryetares Daka ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të internetit.

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës ka bërë të ditur se distancohet nga ky formular i cili tani po qarkullon nëpër rrjetet sociale.

“Gjithashtu organet e rendit nga tash do të mund të fillonin hetimet dhe t’i ndjekin dhe penalisht personat në fjalë, të cilët kanë keqpërdorur emrin e KQZ’së, duke mashtruar qytetarët me formular të falsifikuar”, ka thënë Daka.

Ky formular është shpërndarë në rrjetet sociale nga Vlorian Molliqaj, vëllai i sekretarit të Vetëvendosjes Dardan Molliqaj. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë