Loading…

Rasti i policit Hoxha, ish-shefi i antidrogës: Suspendimet e tilla të vetmin qëllim e kanë ndëshkimin e drejtpërdrejtë

  • 05/02/2022 | 12:57

Rasti i policit Hoxha, ish-shefi i antidrogës: Suspendimet e tilla të vetmin qëllim e kanë ndëshkimin e drejtpërdrejtë

Ish-shef i antidrogës në Policinë e Kosovës, Naim Rudari, ka reaguar pas suspendimit të policit Amir Hoxha, pasi reagoi publikisht për çështjen e shujtave për uniformat e kaltërta, transmeton Gazeta Metro.


Rudari, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka konsideruar se suspendimet e këtilla kanë qëllim ndëshikimin e drejtpërdrejtë.

“Suspendimet e tilla të vetmin qëllim e kanë NDËSHKIMIN e drejtëpërdrejtë, ndërsa aktet e brendshme mund të shkruhet për qefe e teke “të të fortëve””, ka shkruar ai.

Ish-shefi i antidrogës ka konsideruar se diçka e tillë e zbeh integritetin e Policisë dhe ka thënë se suspendimi do duhej bërë vetëm kur ka hetime ndaj policit ose prezenca e tij në punë do të pengonte hetimin.

Postimi i plotë:

SUSPENDIMI i zyrtarëve policor do të duhej bërë vetëm kur pengohet hetimi dhe në kohën sa më të shkurtër!

Përndjekja e policëve me suspendime pa asnjë arsye zbeh në masë të madhe integritetin e Policisë së Kosovës dhe zvogëlon efikasitetin dhe efektivitetin e secilit zyrtar policor në punën e përditshme.

P.sh Suspendimi ka efektin dhe arsyen vetëm kur duhet bërë hetime ndaj zyrtarit policor dhe prezenca e tij në punë do të pengonte hetimin.

Si do të pengohej hetimi për një shkrim nga një

zyrtar policor në profilin e tij në facebook për një të drejtë që i takon e duke e krahasuar me realizimin e të drejtave të tjerëve të paarsyeshme dhe të pa nevojshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë