Loading…

Rasti i Kosovës dhe Krimesë, Serbia e qëlloi veten në këmbë

  • 22/12/2016 | 12:03

Rasti i Kosovës dhe Krimesë, Serbia e qëlloi veten në këmbë

Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Oleksandr Aleksandrovic deklaroi se votimi i Serbisë kundër Rezolutës së KB mbi Krimenë mund t’i kthehet si bumerang.

“Ekziston thënia angleze – ‘Të qëllosh veten në këmbë’. Besoj se pikërisht këtë e ka bërë Serbia me këtë votim sepse në të ardhmën ky vendim mund t’ju kthehet si bumerang në përpjekjet e juaja që ta mbani Kosovën. Nuk kuptoj pse e bëni këtë”, ka thënë Aleksandrovic.

Ai ka thënë se ka tentuar të marrë sqarim nga Qeveria e Serbisë përse Serbia ka votuar kundër rezolutës, por nuk kishte sukses.

“Ne asnjëherë nuk e kemi ndalur përkrahjen Serbisë kur është fjala për Kosovën dhe as nuk e kemi njohur pavarësinë e saj. Kemi refuzuar të luajmë futboll dhe baketboll me Kosovën në territorin tonë sepse nuk i njohim pasaportat e tyre. Asgjë nuk bëjmë kundër interesave të Serbisë dhe sinqerisht, jemi shumë të brengosur për këtë veprim”, ka thënë ambasadori, transmeton gazetametro.net.

“Të kujtojmë intervistën e Vladimir Putinit dhënë Bloomberg’ut, në të cilën haptas ka thënë se Kremlini është i gatshëm të ndërpres përkrahjen ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës, nëse Perëndimi pranon Krimenë ruse. Ndoshta drejtëpërsëdrejti është kërcënuar me njohjen e pavarsisë së Kosovës, nuk e di”, ka thënë Aleksandrovic.

Asamblea e përgjithshme e KB, më 20 dhjetor, ka miratuar rezolutën me të cilën dënohen shkeljet e të drejtave të njeriut në gadishullin e Krimesë, e në të thuhet se Rusia përkohësisht e ka okupuar atë.

Bashkë me Rusinë, kundër rezolutës kanë votuar edhe Serbia, Korea Veriore, Siria, Belorusia, Venecuela, Irani, Kazahkistani, Kina dhe Kuba./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë