Loading…

‘Rasti Gylenistët’: Evidentohen shkelje ligjore, thuhet se pati përfshirje të shërbimeve sekrete

  • 12/11/2018 | 17:16

‘Rasti Gylenistët’: Evidentohen shkelje ligjore, thuhet se pati përfshirje të shërbimeve sekrete

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka përfunduar raportimin e tij para Komisioni Hetimor për ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Gjatë raportimit të Maxhunit janë identifikuar një numër i madh i shkeljeve sikur ligjore po ashtu edhe proceduriale të cilat do të adresohen gjatë seancë plenare ka thënë Kryetari i këtij Komisioni Hetimor, Xhelal Sveçla, njofton gazetametro.net.

Ai po ashtu ka treguar se pas Maxhunit është edhe një listë e gjatë e personave që do të raportojnë para Komision Hetimor.

”Janë identifikuar një numër i madh i shkeljeve, çoftë ligjore apo proceduriale që do të adresohen në raportim e seancës plenare që do të mbahet për këtë. Është një listë ende e gjatë e personave të tjerë që do të intervistojmë ndërsa tani do të kalojmë nga AKI deri tek zyrtarë të aviacionit civil”, tha Sveçla, njofton gazetametro.net.

Sveçla ka thënë po ashtu se nuk ka indikacione që s’ka pasur influencë të zyrtarëve të Shërbimeve Sekrete në këtë rast.

Kujtojmë se pas arrestimit të shtetasve turq, kryeministri Ramush Haradinaj kishte shkarkuar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, njofton gazetametro.net.

Në fund të muajit tetor, Komisioni Parlamentar për hetimin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq të deportuar nga Kosova në Turqi, nisi punën me raportimin e zyrtarëve policorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë