Loading…

Rasti Gucati-Haradinaj: Dëshmitarja tregon si u dërguan pakot me dokumente në zyrat e veteranëve

  • 09/12/2021 | 11:08

Rasti Gucati-Haradinaj: Dëshmitarja tregon si u dërguan pakot me dokumente në zyrat e veteranëve

Asistentja teknike e OVL UÇK’së, Aida Miftari, sot është si dëshmitare para Gjykatës Speciale të Hagës në seancën e radhës së ish-kryetarit të kësaj organizate, Hysni Gucatit, dhe ish-nënkryetarit, Nasim Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.


Ajo para trupit gjykues në dëshminë e saj ka folur për momentet kur në zyrat e OVL UÇK-së ishin dërguar disa pako për të cilat thuhej se ishin dokumente të Speciales.

Miftari tregoi se pakoja me dokumente për herë të parë ishte dërguar më shtatë shtator rreth orës 10:00 të mëngjesit në zyrën e saj.

Ajo tha se e kishte parë një njeri të panjohur në korridor të cilit nuk mundi t’ia dallonte fytyrën, dhe ai e kishte lënë pakon duke i thënë që “Jepja atij që del në televizor.

Miftari shtoi se njeriu fliste në shqip dhe se ishte e brengosur se në paketë kishte bombë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë