Lëvizja Vetëvendosje njofton se sot, në orën 14:00 avokati i familjes Dehari do të dorëzojë kallëzim penal në prokurinë e shtetit kundër personave përgjegjës për publikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në burgun e Prizrenit e që kanë të bëjnë me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Përmes një njoftimi për media, Vetëvendosje thotë se kallëzimi penal ka të bëjë se si është e mundur që të rrjedhin informata të tilla, tejet të ndjeshme, para se të bëhet analizimi i këtyre pamjeve dhe hetuesia të jep mendimin për këtë. /gazetametro.net