Loading…

Rasti ‘Brezovica’, prokurori: Janë ngrirë 6 milionë euro që u përkasin të arrestuarve dhe familjarëve të tyre

  • 06/01/2022 | 17:38

Rasti ‘Brezovica’, prokurori: Janë ngrirë 6 milionë euro që u përkasin të arrestuarve dhe familjarëve të tyre

Prokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Rasim Maloku, ka thënë se nfa aksioni i filluar në Brezovicë janë ngrirë 6 milionë euro që u përkasin të arrestuarve dhe familjarëve të tyre, shkruan Gazeta Metro.


Maloku theksoi se pesë persona të tjerë në këtë rast nuk janë gjendur në shtëpi në momentin kur janë kërkuar nga policia.

“Më e rëndësishmja është se gjatë zhvillimit të hetimeve, nga të dhënat financiare që kemi siguruar nga bankat që posedojnë të pandehurit dhe familjarët e tyre kemi ngrirë rreth 6 milionë euro”, tha Prokurori Maloku në një konferencë për media.

Maloku thotë se shumica e mjeteve janë të pandehurve derisa një pjesë tjetër është e familjarëve që sipas tij dyshohen se janë fituar nga veprat penale.

Ndërsa, Kapiteni Agron Haziri thotë se katër persona janë arrestuar derisa njëri prej tyre është liruar me procedurë të rregullte, derisa për tre të tjerë është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

Kujtojmë, që bastisje dhe arrestime janë kryer sot në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe nëntë lokacione të tjera në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë./gazetmaetro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë