Loading…

Rastet ‘fajdja’ dhe ‘detyrimi’: Dy persona ende në kërkim, prokuroria jep detaje

  • 20/05/2019 | 17:03

Rastet ‘fajdja’ dhe ‘detyrimi’: Dy persona ende në kërkim, prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Fajde” dhe “Detyrim” janë ende në kërkim, derisa pesë të tjerë janë dërguar në mbajtje, transmeton Gazeta Metro.


Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Deri më tani janë arrestuar Ismet Osmani i njohur si Curri, me prejardhje nga Mitrovica që  sipas dyshimeve ka përvetësuar më shumë se 2.5 milionë euro pasuri të jashtëligjshme përgjatë këtyre viteve të fundit.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Themelore të Prishtinës:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas një hetimi të gjatë të iniciuar në fillim të vitit 2018, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, sot ka realizuar një operacion të gjerë policor i cili ka përfshirë rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore janë arrestuar pesë (5) persona, përderisa dy (2) mbeten në kërkim policor:

Personat e lartcekur janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘mashtrim’, të cilët vite më parë kanë pasur qëllim përfitimin në mënyrë të kundërligjshme – joproporcionale të pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme (dy shtëpi në Prishtinë, një objekt, automjete dhe para).

Vlera e përgjithshme e përfituar në mënyra kundërligjore dyshohet/vlerësohet mbi 2.5 milionë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar dyshohet se tejkalon vlerën prej 6 milion euro.

Në cilësi të provave materiale gjatë operacionit policor janë sekuestruar:  para të gatshme prej 10,250.00 €,  dokumente të ndryshme, kontrata të ndryshme të shitblerjeve, telefona (tre Iphone X, një Iphone X Max, një Iphone 8, një Samasung,dy Nokia ).

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me aktvendim të tij, pesë (5) personat e dyshuar tanimë të arrestuar dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy (2) personat tjerë janë në kërkim policor. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë