Loading…

Rastet e reja me koronavirus janë konfirmuar në këto qytete

  • 27/05/2021 | 15:01

Rastet e reja me koronavirus janë konfirmuar në këto qytete

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me COVID-19, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.460 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 23 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar vetëm 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Ferizaj 1 rast (63 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste nga 602.319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.107 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.987.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Pejë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Gjilan, Istog, Klinë, Mitrovicë, Obiliq, Prizren dhe Viti.

Më poshtë njoftimi i plotë nga IKSHPK. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë