Loading…

Rast i rëndë në Junik: Dalin nga vetura dhe tentojnë ta vrasin me çekan

  • 15/10/2019 | 12:37

Rast i rëndë në Junik: Dalin nga vetura dhe tentojnë ta vrasin me çekan

Një person nga Juniku ka raportuar në Polici se katër persona kanë dalë prej një veture me targa vendore dhe dy tyre tentuan ta vrasin me çekan, transmeton Gazeta Metro.


Ndërsa njëri i dyshuar me çekan e ka goditur viktimën disa herë. Viktima ka pësuar lëndime trupore në dorë, këmbë dhe shpinë.

Në vendin e ngjarjes njësitë policore gjatë ekzaminimit kanë gjetur 11 (gëzhoja të armës (revole) kalibri 9 mm dhe 4 gëzhoja të armës AK-47.

Njoftimi i plotë i policisë:

Junik 14.10.2019 – 22:45. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se katër persona të armatosur me armë kanë dalë prej një veture me targa vendore dhe dy prej të dyshuarve me armë kanë shtënë në drejtim të tij. Ndërsa njëri i dyshuar me çekan e ka goditur viktimën disa herë. Viktima ka pësuar lëndime trupore në dorë, këmbë dhe shpinë. Në vendin e ngjarjes njësitë policore gjatë ekzaminimit kanë gjetur 11 (njëmbëdhjetë) gëzhoja të armës (revole) kalibri 9 mm dhe 4 (katër) gëzhoja të armës AK-47. Nuk dihet motivi i rastit, të dyshuarit për viktimën janë persona të panjohur. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman të mëtutjeshëm./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë