Loading…

Rast i rëndë: 37-vjeçari gjendet i varur në tarracën e banesës, paralajmëroi familjen se do t’i jap fund jetës

  • 29/01/2023 | 23:03

Rast i rëndë: 37-vjeçari gjendet i varur në tarracën e banesës, paralajmëroi familjen se do t’i jap fund jetës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Poklek i Ri në Drenas, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ku dyshohet se bëri vetëvrasje. Rasti i rëndë ka ndodhur në tarracën e banesës, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës duke u varur.


Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije së bëhet fjalë për një 37-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, pasi viktima u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri e kishte paralajmëruar familjen e tij se do të bëjë vetëvrasje në shtëpi, për motive akoma të panjohura. Ky rast ka tmerruar familjen dhe të afërmit e tij, të cilët akoma janë të tronditur.

Trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e 37-vjeçarit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë