Zëdhënsja e Kompanisë për Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë, Margarita Rashiti deklaroi se nga viti i kaluar konsumi i energjisë elektrike është rritur për 7%.
“Padyshim që është shumë. Sepse nëse i krahasojmë kapacitetet prodhuese dhe sa është konsumi, sidomos në sezonin e dimrit, e tash ka filluar të rritet konsumi edhe gjatë stinës së verës sepse temperaturat janë shumë të larta dhe përdorimi i kondicionerëve e bën punën e vet”, deklaroi ajo në Klan Kosova.
“Nëse e marim veç në muajin korrik, konsumi mesatar ka shkuar në mbi 11 mijë e 500 orë, ndërkohë që veç importi ka kushtuar mbi 3.5 milionë euro”, shtoi Rashiti.
Ajo theksoi se bazuar në analizat e bëra nga KESCO, çmimi i energjisë ka filluar të rritet edhe në bursa ndërkombëtare dhe kjo shkakton edhe rritje të kostove.