Loading…

Rashiq: Sulmi ndaj Petrovicit, pasojë e ndarjes ekstreme mes serbëve të Kosovës

  • 20/03/2019 | 18:54

Rashiq: Sulmi ndaj Petrovicit, pasojë e ndarjes ekstreme mes serbëve të Kosovës

Sulmi ndaj Petrovic erdhi si pasojë e një ndarjeje ekstreme të serbëve në Kosovë: ata që janë në favor të regjimit të Beogradit dhe të tjerëve që po mundohen të krijojnë një skenë politike autoktone kosovare, thotë Rashiq, transmeton Gazeta Metro.


Sot ka ndodhur një përleshje ndërmjet kryetarit të Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq dhe dy anëtarëve të Listës Serbe.

Këtë ngjarje e ka komentuar edhe Nenad Rashiq, ish-deputet dhe kryetari i Partisë Demokratike Progresive.

“Dëgjova në mëngjes që ka ndodhur diçka, madje fillimisht mora vesh se janë gjuajtur me armë dhe nuk mund të besoj se diçka e tillë mund të ndodhë në mes të Prishtinës. Pastaj e kuptova se ka qenë një incident”, ka thënë Rashiq nëpërmjet telefonit në Info Magazine.

“Ky incident erdhi si pasojë e një ndarjeje ekstreme të serbëve në Kosovë: ata që janë në favor të regjimit të Beogradit dhe të tjerëve që po mundohen të krijojnë një skenë politike autoktone kosovare”.

“Në këtë rast, këtë ndarje ekstreme e ka krijuar vet politika e Partisë Liberale Serbe (SLS)”.

“Tashmë anëtarët e Listës Serbe e kanë bërë traditë për çkado që ndodh ata e akuzojnë dikë tjetër. Por, unë pres që gjatë ditëve në vazhdim institucionet relevante të dalin më një konkludim konkret për rastin”.

Për gjendjen e krijuar tek serbët, Rashiq nuk e fajëson vetëm Beogradin.

“Nuk janë fajtore vetëm institucionet e Beogradit, por edhe pushteti në Kosovë që e ka mundësuar një politikë ekstreme nacionale – jo vetëm në nivelet lokale, por edhe në institucionet qendrore”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë