Loading…

Rashiq dënon gjuhën e përdorur nga zyrtarët serbë: Respekt për të gjitha viktimat e masakrës së Reçakut

  • 10/04/2019 | 19:20

Rashiq dënon gjuhën e përdorur nga zyrtarët serbë: Respekt për të gjitha viktimat e masakrës së Reçakut

Nenad Rashiq ka dënuar ashpër gjuhën e urrejtjes ku së fundi u përdor nga zyrtarët serbë në Kosovë karshi gjenocidit të kryer ndaj popullatës shqiptare në Reçak, transmeton Gazeta Metro.


Mirëpo Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, tha se deklaratat e tilla nga Vesna Mikiq dhe Ivan Teodosijeviq i sheh gabime teknike duke pohuar se ishin vetëm lexues të tyre, njofton Klan Kosova.

”Për Vesna Mikiq dhe Ivan Teodosijeviq shihet se është deklarata e njëjtë”.

”Duke ditur çfarë njerëz janë ata, kjo nuk është diçka që është origjinale nga secili serb në Kosovë e deri tek zyrtarët e Kosovës”.

”Nuk fajësojë ata [Vesna Mikiq e Ivan Teodosijeviq] në formën si dizajnues të deklaratave, por ata kanë qenë lexues të deklaratave”.

”Përgjegjësit politik ende nuk ka arritur në një nivel ku njerëzit individual janë të përgjegjshëm për deklaratat që bëjnë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë