Një moment gazmor me Milot Rashicën dhe bashkëlojtarin e tij, Baris Alper Yilmaz ka ndodhur sonte pas fitores së Galatasaray me rezultat 0-4 kundër Giresunspor, transmeton Gazeta Metro.
Futbollistët e Galatasaray me shumë të drejtë u gëzuan jashtë mase pas triumfit si mysafir ndaj Giresunspor, pasi treguan një paraqitje të mrekullueshme.
Ndërkaq, përballë tyre ishte një numër i madh i tifozëve që kishin udhëtuar nga Stambolli për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës që po kalon momente shumë të mira.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shumë tifozëve të klubit turk i ka rënë në sy kapja në krahë e Rashicës nga Yilmaz, ku shihet qartë atmosfera fantastike që mbizotëron në kampin e ekipit.
Rashica & Barış Alper 🔥🤣🔥🤣 https://t.co/C7JHTX3N74
— LEON SPORTS #Gala4ever (@LeonGS1905) January 28, 2023
Ndryshe, Rashica shënoi golin e tij të parë në Superligën e Turqisë dhe për 25 minuta sa ishte në fushë arriti të ketë ndikim mjaft të madh.
Kujtojmë se 26-vjeçari është i huazuar nga Norwich City që zotëron ende kartonin e tij.
Por, kohëve të fundit mediumet turke kanë raportuar vazhdimisht që drejtuesit e Galatasaray po tentojnë që gjatë verës ta transferojnë atë në mënyrë permanente. /gazetametro.net
Çka bëri Milot Rashica sonte për 25 minuta: Para se të shënonte, humbi një rast shumë të volitshëm