Loading…

Rashica dhe Broja kundër skuadrave të Liverpoolit

  • 19/02/2022 | 09:07

Rashica dhe Broja kundër skuadrave të Liverpoolit

Xhiroja e 26’të e Premier League zhvillohet sot ku dy shqiptarët, Milot Rashicën dhe Armando Brojan gjen të përballen kundër dy ekipeve të qytetit të Liverpool. Norwich i Rashicës udhëton në ‘Anfield Road’ kurse Southampton i Brojës është nikoqir i Everton, transmeton Gazeta Metro.


Norwich e cila është në luftë për mbijetesë këtë sezon, sot me fillim nga ora 16:00 do të përballet me Liverpool. Një ndeshje jo e lehtë për ‘Kanarinat’ të cilët nuk dinë për fitore kundër ‘The Reds’ që nga viti i largët 1994.

Kurse sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja i cili po kalon momentet e tij më të mira në karrierë me Southampton, sot së bashku me ekipin e tij pret Everton. Southampton gjendet në mes të tabelës, në vendin e 10’të me 29 pikë të grumbulluara kurse ekipi që ka surprizuar për keq këtë stinor, Everton gjen veten në pozitën e 16’të me vetëm 22 pikë.

I huazuar nga Chelsea 20-vjeçari shqiptar, Armando Broja ka befasuar të gjithë duke realizuar gjashtë gola këtë edicion në Premier League duke bërë që shumë skuadra europiane të interesohen për talentin shqiptar.

Ndërsa anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ende nuk ka relizuar golin e tij të parë në Premier League, por megjithatë ka treguar paraqitje të pëlqyeshme ku po cilësohet në Angli si idhulli i ri i fansave të Norwich.

Më poshtë gjeni edhe orarin e ndeshjeve të tjera që do të zhvillohen sot në Premier League. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë