Loading…

Rapsodi që vdiq sot e kishte bërë Besim Dinën të qajë me këtë veprim

  • 12/07/2017 | 17:34

Rapsodi që vdiq sot e kishte bërë Besim Dinën të qajë me këtë veprim

Ka vdekur në spitalin e Durenit në Gjermani, rapsodi i njohur nga Kosova, Agim Gashi. Ai ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë. Lajmi lidhur me vdekjen e rapsodit të njohur është bërë i ditur nga miqtë e tij në rrjetin social Facebook.


E ndërkohë të gjithë e kujtojnë një poezi të Gashit të cilën ia kishte kushtuar nënës së tij të ndjerë. Ai kishte përcjellë emocione nën recitimin e poezisë në vitin 2011 ku ishte i ftuar në emisionin e Besim Dinës, transmeton Gazeta Express.

“…ah moj nënë, sa më ka marrë malli. Të rri më ty e të heq mërzinë, t’i puthë rrudhat e ballit dhe të pimë kafe bashkë me ty. Më mungojnë shumë kohërat kur unë isha fëmije, e ti më epje bukë të elbit”, thuhet ndër tjerash në poezinë e rapsodit tashmë të ndjerë kushtuar nënës së tij.

E nga recitimi i poezisë nga ana e Gashit kishte qarë i gjithë publiku por edhe Besim Dina.

Gashi ndërroi jetë gjatë ditës së sotme. Ai ishte njëri ndër rapsodët më të mirë që kishte vendi. U ka kushtuar rapsodi shumë prej figurave më të njohura në vend.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë