Loading…

Rapotri sekret i CIA’s: Si u hodhën themelet e shkëputjes së Kosovës nga Serbia

  • 06/02/2017 | 21:45

Rapotri sekret i CIA’s: Si u hodhën themelet e shkëputjes së Kosovës nga Serbia

Një dokument i CIA’s i publikuar së fundi, në mesin e 13 milionë dokumenteve të publikuara pas shumë vitesh të mbajtura si Top Sekret, tregon për politikën e shkëputjes së shqiptarëve dhe metodat brutale të përdorura ndaj shqiptarëve nga Aleksandër Rankovic, ish ministër i Brendshëm në Jugosllavi, deri në vitet 60’të. 


Në prill të vitit 1979, Agjencia e Amerikane e Inteligjencës (CIA) kishte bërë një analizë të “çështjes së Kosovës” në Jugosllavinë e atëhershme. Dokumentin me numrin “RDP80T00942A001000060001-7” dhe me titullin “Jugosllavia: Problemi i Kosovës”, Agjencia Amerikane e ka indentifikuar me këtë emër për shkak të problemit serbo-shqiptar dhe për të ardhmen e Kosovës, pas vdekjes së Titos dhe rënies së Jugosllavisë.

Analiza e CIA’së fillon me tezën se, edhe pse rivaliteti serbo-kroat ka çuar në prishjen e Jugosllavisë, në sfond gjithmonë ishte zhvilluar rivaliteti serbo-shqiptar i cili kishte ndikim të rëndësishëm në Beograd gjë që bëri që në fund të ketë probleme me pakicat kombëtare, përcjell gazetametro.net.

“Regjimi i Enver Hoxhës në Shqipëri, e ka vënë Kosovën nën kontrollin e Jugosllavisë… Edhe pse nuk ka prova të aktiviteteve të huaja në Kosovë, situata është përgatitur tashmë që të huajt të ndërhyjnë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për shkak se problemi i pakicës shqiptare në Maqedoni mund të destabilizojë rajoniin në të cilin Bullgaria ka pretendime territoriale” shkruhet në këtë raport të kësaj agjencie.

CIA thotë se miliona shqiptarë e përbëjnë grupin më të varfër të këtij vendi, ndërsa në të njejtën kohë, shqiptarët kanë shkallën më të lartë të lindjes dhe të analfabetizmit.

rast-stanovnistva_14863932301

Armiqësia historike

Analiza e CIA’s gjithashtu shqyrton problemet e rrënjëve historike mes shqiptarëve dhe serbëve. Ajo përmend lidhjet e thella kulturore dhe historike dhe shpirtërore të serbëve me Kosovën, me theks të veçantë Betejën e Kosovës të vitit 1389, dhe Patriarkanën e Pejës.

Nga ana tjetër, agjentët e CIA’s përmendin pretendimin e shqiptarëve për lidhjen e tyre të drejtëpërdrejtë me Ilirët e lashtë, duke i bërë ata të duken si indigjen në Ballkan, ndërsa sllavët si elementë pushtues.

Raporti vë në dukje se Josip Broz Tito ka pasur probleme serioze me shqiptarët në Kosovë.

profimedia-0278163253_14821643769

“Për shembull, në vitin 1944 partizanët e Titos luftun kundër shqiptarëve për të vendosur kontrollin në Kosovë. Armiqësitë shqiptare gjithmonë kanë qenë aty, por janë shtypur përkohësisht nga shefi i policisë së Titos, nacionalisti serb Aleksandar Rankovic. Rankoviq luajti një rol kyç në masat brutale represive kundër shqiptarëve, por largimi i tij ka krijuar një shpresë për shqiptarët për ndryshime politike dhe sociale”.

Raporti përmend protestat e shqiptarëve të vitit 1968 ku ata kërkonin në mënyrë të qartë plotësimin e shtatë kushteve: T’i jepej fund kolonizimit të Kosovës nga ana e serbëve; autonomia; e drejta për vetëvendosje; e drejta e një kushtetute të veçantë të Kosovës; krijimi i republikës shqiptare brenda strukturës federale jugosllave; krijimi i një universiteti shqiptar, që nuk është i dominuar nga serbët; e drejta për të shfaqur flamurin e Shqipërisë.

“Në dhjetor të vitit 1974, trazirat shpërthyen përsëri, të përqëndruara rreth Universitetit të Prishtinës. Qindra shqiptarë janë arrestuar dhe shumë prej tyre kanë përfunduar në burg me akuzën e shpërndarjes së pamfleteve nacionaliste, disa nga të cilët kanë bërë thirrje për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”

Përgjigja e Beogradit

Raporti i CIA-s arrin në përfundimin se Beogradi ishte i gatshëm për të përmbushur kërkesat për pjesën e moderuar të palës shqiptare, ndërsa ndaj nacionalistëve u veprua në mënyrë brutale.

clipboard_14863935258

“Përpjekjet për të zgjidhur problemin e Kosovës kanë dhënë vetëm sukses të pjesshëm. Investimet e vogla, migrimi i madh i punëtorëve të pakualifikuar nga zonat rurale në ato urbane, ku premtimi për punësim nuk është plotësuar, janë disa nga problemet”, thotë raporti i CIA’s.

Faktori mysliman

Analiza e agjencive amerikane të zbulimit të nxjerr në pah problemin e faktorit religjioz, duke pasur parasysh se “represioni ndaj 3.8 milionë myslimanë që jetojnë në Jugosllavi”, mund të krijojë një problem serioz në Beograd.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 1979 Kosova kishte rreth 1,3 milion shqiptar kosovarë, që përbënin rreth 85 për qind të popullsisë së përgjithshme në krahinë. Megjithatë, rreth 350.000 shqiptarë jetojnë në Maqedoni, dhe një shtesë prej 1.7 milionë myslimanë sllavë në BiH. Raporti vë në dukje se ky grup i muslimanëve (në rastin e BiH), është i ndryshëm nga elementi shqiptar.

“Për shembull, gjakmarrja dhe tradita të tjera të pranishme në Kosovë, nuk ekzistojnë te myslimanët sllavë”, thotë dokumenti.

Varfëria dhe padurimi

CIA thotë se Beogradi duhet të iniciojë një program efektiv ekonomik të ndihmojë në uljen e varfërisë në Kosovë dhe t’i kontrollojë nacionalistët.

Problem demografik i shqiptarëve në Kosovë, ka krijuar edhe probleme në procesin e integrimit të Kosovës në ekonominë jugosllave. Raporti vlerëson se Kosova kurrë nuk do të bëhet një pjesë e Jugosllavisë ekonomike, dhe kjo situatë është ideale për ndërhyrjen e huaj, që nënkupton edhe Tiranën zyrtare dhe duke fituar nga qëllimet e nacionalistëve shqiptarë.

CIA thekson se udhëheqësi shqiptar Enver Hoxha, pavarësisht nga deklaratat që nuk ka plane për të ndërhyrë në punët e brendshme të Jugosllavisë, Kosovën e kishte parë gjithmonë si territor jugosllav nën kontroll të përkohshëm dhe që e kishte paraqitur veten “mbrojtës i pakicës shqiptare në Jugosllavi”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë