Ish-Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, përcjell Gazeta Metro.
Gazeta Nacionale ka mësuar se Aliu që nga ora 10:00 është duke u marrë në pyetje nga institucionin e akuzës.
I njëjti burim i ka thënë gaztës se ai është duke u intervistuar për rastin e ambalazhuesve të ujit, ku ai dyshohet se i shkaktoi dëm miliona euro shtetit.
Vitin e kaluar Prokuroria Speciale ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve në çështjen e ambalazhuesve të ujit.
Gazeta Metro ka kërkuar sqarime nga Prokuroria por që deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje./gazetametro.net