Edhe sot janë shënuar shifra alarmante të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Gazeta Metro.
728 raste janë shënuar sipas raportit të fundit të IKSHPK.
Në këto 24 orë nuk ka pasur asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 99 qytetarë.
RAPORTI I PLOTË:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës.
Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 33.156 doza përforëcuese dhe 2.169 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 5.297 testime, 728 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750.
Në total numri i rasteve aktive është 5.118./gazetametro.net