Loading…

Raporti për vlerësimin e kritereve për vizat ende s’është gati

  • 10/07/2018 | 21:22

Raporti për vlerësimin e kritereve për vizat ende s’është gati

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, gjatë prezantimit të prioriteteve që do të ketë vendi i tij gjatë udhëheqjes me Presidencën e BE-së, bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore do të punohet në thellimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe rajonin.


Ai tha se gjatë Presidencës së Austrisë me BE-në prioritet do të jenë migrimi, si çështje kryesore aktualisht në BE, ekonomi, por edhe vazhdimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, për të ndihmuar në rrugën e tyre të nisur drejt integrimeve evropiane.

“Sikurse e dini, Austria ka lidhje të forta historike me rajonin dhe ne jemi më se të dedikuar si vend anëtar i BE-së kur vjen puna e çështjes së perspektivës evropiane të Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit, Ndërtimi i strategjisë së gjerë është një qëndrim i KE-së më herë këtë vit, në deklaratën e Samitit të Sofjes dhe nga vendimet e marra nga Këshilli në qershor, kështu që ne duam të thellojmë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe vendeve të rajonit me BE-në dhe të kemi progres gjatë presidencës sonë”, tha Pfandler.

Ai ndërkaq ka bërë të ditur se ende nuk ka përfunduar raporti mbi vlerësimin e përmbushjes së kritereve, në mënyrë që të merret vendimi rreth liberalizimit të vizave.

“Dialogu ka mundësi për të ecur përpara në ditët dhe muajt e ardhshëm dhe liderët politikë të Kosovës janë të dijshëm për këtë dhe dëshirojnë të arrijnë progres dhe procesi lehtësohet nga Mogherini dhe Presidenca qëndron e gatshme të mbështesë nëse ka nevojë. Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm. Qytetarët aktualisht po presin raportin e Komisionit dhe nëse kriteret janë përmbushur, dhe sapo raporti të jetë përfunduar, do të procedohet për të parë Këshilli dhe Parlamenti për veprime të mëtejme”, tha Pfandler.

Ndërsa, shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, e ka quajtur të rëndësishme përkushtimin e BE-së ndaj integrimeve evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Shqipëria dhe Maqedonia do të hapin negociatat për anëtarësim në BE vitin e ardhshëm.

“Ajo reflekton nga vlerat e dialogut në normalizimin e marrëdhënieve dhe shpresojmë se kjo do të ndikojë në arritjen e një zgjidhje legale dhe të qëndrueshme me Beogradin. Progresi rajonal po ashtu ka reflektuar nevojën e dedikimit për të punuar në adresimin e reformave të nevojshme në Kosovë. Ka arritje në disa fusha gjatë viteve të kaluara, sidoqoftë më shumë progres duhet bërë në implementimin e reformave evropiane”, tha ajo.

Apostolova ka shfaqur besimin se Kosova do të arrijë përmbushjen e reformave hap pas hapi, në sundimin e ligjit, administratën publike, dhe fusha tjera, ndërsa pret një bashkëpunim më të fortë me BE-në gjatë udhëheqjes së Presidencës së Austris

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë