Loading…

Raporti për Shqipërinë shqyrtohet në PE: Dialogu mes qeverisë dhe opozitës, i rëndësishëm

  • 14/02/2017 | 20:38

Raporti për Shqipërinë shqyrtohet në PE: Dialogu mes qeverisë dhe opozitës, i rëndësishëm

Nga Parlamenti Europian, atje ku po diskutohet edhe progres-raporti për Shqipërinë, eurodeputeti Knut Fleckeinstein deklaroi se dialogu mes qeverisë dhe opozitës është i rëndësishëm.


Fleckeinstein theksoi se reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, ndërsa pohoi se PE-ja pret zbatimin e plotë të saj. “Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë. Dialogu mes qeverisë dhe opozitës, i rëndësishëm. Përshëndesim reformën në drejtësi, presim zbatimin e plotë të saj”, theksoi Fleckeinstein.

Ndër të tjera eurodeputeti e quajti me rëndësi që të shtohen përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, duke evidentuar disa nga problemet aktuale në vend. “Të shtohen përpjekjet në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria të zbatojë të drejtat e pronës. Shqipëria të vijojë luftën kundër krimit të organizuar”, tha Fleckeinstein.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë