Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane kanë mbajtur takim informues me Nataliya Apostolova, udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuese Speciale e Zyrës së BE-së në Kosovë, për Raportin i Progresit i vitit 2016 për Kosovën.
Nayaliya Apostolova, ka paraqitur një sër procesesh të cilat Kosova duhet të vazhdojë t’i përmbushë, ndërsa ka shprehur shqetësimin për korrupsionin.
Sipas saj sfidat në Kosovë janë në planifikimin e prioriteteve afatgjata dhe afatmesme për të implementuar MSA-në.
Ndërsa ka thënë se , dhuna e përdorur në Kuvend nga opozita nuk është e pranuar dhe pengon funksionimin e Kuvendit.
“Keqpërdorimi i procedurave parlamentare si legjislacioni na shqetëson mjaft shumë. Anëtaret e Kuvendit duhet të organizojnë një stabilitet aty. Duhet bërë përpjekje nga të gjitha palët t’i kthehen debatit politik, të kthehen në Kuvend dhe të mbrojnë të drejtat e atyre që i kanë votuar e pikërisht duhet ta bëjmë në këtë kohë kur do ta votoni buxhetin.
Apostolova, ka dhënë notë pozitive në fushën e legjislacionit duke thënë se është arritur progres në këtë drejtim.
Duke folur për korrupsionin, Apostolova theksoi se duhet përkushtuar më shumë në luftën kundër korrupsionit, pas që mbtetet mjaftë shqetësuese numri i madh i të akuzuarve në këtë drejtim, raporton gazetametro.
“Posaçërisht në luftën kundër korrupsionit ku ka numër të madh të akuzimeve. Ky është rezultat i përkushtimit tonë edhe pse korrupsioni mbetet shqetësues në Kosovë por duhet vullnet politik për ta luftuar. Sa i përket gjyqësorit Kosova gjendet në zhvillim të hershëm. Shqetësimi mbetet në kualitetin e disa gjykimeve dhe ndikimi politik”, u shpreh ajo.
Ndërsa liria e shprehjes, kosniderohet shqetësues, siç ka thënë ajo, ‘rastet e sulmeve fizike kundër raportuesve duhet të ndalohen dhe Kuvendi duhet të vendos një bazë për këtë dhe të respektojnë pronësinë e mediave”.
Ndër të tjera Apostolova ka përmendur edhe çështjen e veteranëve duke thënë se vendimet për ta janë të paqendrueshme, adaj andaj Qeveria duhet ta këtë parasysh që kjo çështje të zgjidhet.
Ndërsa më fund ka thënë përmendur çështjen e arsimit, duke thënë se është shqetësuese dhe nuk ka progres gjë që e konfirmojë e PISA, ka thënë Apostolova./gazetametro.net